Në nderim të bashkatdhetarëve tonë që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Kroaci, do të mbahen homazhe me ndezje të qirinjve.
Qeveria fton qytetarët që sonte para Teatrit Kombëtarë, nga ora 21:00 të dalin për të ndezur qirinj.
Kështu bëri të ditur Qeveria e Kosovës.
“Në nderim të bashkatdhetarëve tonë që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm në Kroaci, së bashku le të bëjmë homazhe me ndezje të qirinjëve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, sonte, nga ora 21:00”. /Gazeta Sinjali/