image Sonte nis edicioni i 14-të i 'Prifest', kushtuar Vjosa Berishës

Film

Sonte nis edicioni i 14-të i ‘Prifest’, kushtuar Vjosa Berishës

news image

Festivali ndërkombëtar i filmit ‘Prifest’ nis sonte edicionin e 14-të në Prishtinë. Motoja e këtij edicioni është “Për të” në shenjë nderimi dhe respekti për producenten e njohur Vjosa Berisha, e cila ndërroi jetë në qershor të këtij viti.

Kujtojmë se ‘Prifest’ është festivali më i madh i filmit artistik ndërkombëtar në Kosovë dhe që pret të mbledh bashkë film bërës nga e gjithë bota.

Postimi i plotë

EDICIONI I 14-TË I PRIFEST, DEDIKIM NDAJ VJOSA BERISHËS

Prifest – Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë këtë vit do të organizojë edicionin e tij të 14-të përgjatë datave 20-25 shtator 2022. Këtë vit, në kujtim të themelueses së vet festivalit, ish drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha, çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe”, tash e tutje do të mbajë emrin “Vjosa Berisha”. Prifest është festivali më i madh i filmit artistik ndërkombëtar në Kosovë dhe si i tillë do të mbledhë film bërës nga vendi, rajoni dhe bota.

/GazetaSinjali/