image Fillon protesta e gjakovarëve kundër pelegrinëve serbë

Politikë

Fillon protesta e gjakovarëve kundër pelegrinëve serbë

news image

Qytetarët e Gjakovës sot rreth orës 8:30 janë mbledhur përpara Kishës ortodokse ku po protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, me arsyen se të njëjtit kanë kryer krime në këtë komunë.

Me moton “Ktheneni të dashurit tanë, Gjakova nuk harron  familjaret e të zhdukurve po vazhdojnë protestën, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Kosovë sot do të qëndrojë edhe i ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili do të marrë pjesë në djegien e pemëve për Krishtlindje në portin e kishës, Shën Dimitri në orën 16:00 .

Jetlir Zyberaj, shef i stafit të ministrit në detyrë të diplomacisë, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se Gjuriq ka qenë i disiplinuar dhe u ka bërë kërkesë institucioneve të Kosovës, prandaj edhe i është aprovuar kërkesa.