image Sonte në Vushtrri nis festivali tradicional “Takimet e Poetesheave Shqiptare”

Kosovë

Kulturë/ Sonte në Vushtrri nis festivali tradicional “Takimet e Poetesheave Shqiptare”

news image

Sonte në Vushtrri do të mbahet festivali tashmë tradicional “Takimet e Poetesheave Shqiptare”.

Ky festival organizohet për herë të 37-të dhe mbledh kështu poetet me poezitë më të mira nga mbarë viset shqiptare.

Festivali do të nisë prej orës 18:00 në Qendrën Rinore “Fahri dhe Naxhije Buçinca” ku do të lexohen krijimet letrare të poeteve nga mbarë vendi dhe më gjerë.

Në këtë mbrëmje poetike do të ndahen edhe çmimet për poezitë më të mira./ Gazeta Sinjali/