image Sonte mbyllet "magjia" e futbollit ndërkombëtar, vëmendja në Francë

Futboll

Sonte mbyllet “magjia” e futbollit ndërkombëtar, vëmendja në Francë

news image

Magjia e futbollit ndërkombëtar vazhdon edhe sonte me ditën e gjashtë dhe të fundit për këtë muaj.

Nëntë ndeshjet që zhvillohen sonte e mbyllin ciklin e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, shkruan Sinjali Sportiv.

Dueli që spikat është ai ndërmjet Francës dhe Kroacisë i cili nis me fillim nga ora 20:45. Ndeshje tjera interesante janë edhe Suedi – Portugali dhe Danimarkë – Angli.

Ndeshja që është me interes për Kosovën është ajo mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës C. “Dardanët” do të luajnë me Maqedoninë e Veriut në tetor, kurse kundërshtar potencial i tyre nëse e kalojnë këtë pengesë është Gjeorgjia./Sinjali Sportiv/