image Sonte fillon operacioni për gjetjen e 60-vjeçares nga Peja që humbi më 6 nëntor

Sociale

Sonte fillon operacioni për gjetjen e 60-vjeçares nga Peja që humbi më 6 nëntor

news image

Rukije Kajoviq, e cila u raportua e humbur që nga 6 nëntori vuan nga sëmundja e harresës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo është 60-vjeçare dhe me kombësi boshnjake.

Njoftimi për zhdukjen e saj u bë i ditur sot nga familjarët e saj, ndërkaq vullnetarët kanë bërë të ditur se operacioni për gjetjen e saj do të fillojë sonte.

Operacioni i kërkim-shpëtimit do të zhvillohet në regjionin e Pejës, pasi të merret leja nga organet kompetente.

Njoftimi i plotë:

Person i humbur.

Emri: Rukija
Mbiemri: Kajoviq
Mosha: 60 vjeç
Gjinia: Femër
Kombësia: Boshnjake

Lokacioni i kërkimit: Regjioni i Pejës
Vullnetarët posa pranuan dhe konfirmuan zhdukjen e saj nga familjarët e saj.
Operacioni do të fillojë sonte, pasi të marrim lehe nga organet kompetente.

Personi në fjalë vuan nga sëmundja e harresës, nuk paraqet rrezik për askënd.

Lutemi që të gjithë ata që kanë ndonjë informacion të na lajmërojnë!/Gazeta Sinjali/