Kompania e sondazheve “PIPOS” ka bërë një matje të fundit të opinionit publik, lidhur me atë se cilin shtet e konsiderojnë kosovarët aleatin më të madh.
Në të dhënat e saj fillestare shpaloset e gjetura se kë e shohin kosovarët si aleatin më të madh, e që prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 72.10 për qind.
Nga të dhënat e bëra publike në Klan Kosova, pas ShBA-së pason Gjermania me 13.90 për qind, e treta Turqia me 4.60 për qind dhe mandej Britania e Madhe me 4.40 për qind.
Në pyetjen e pastajme se a mund të mbijetojë Kosova pa mbështetje ndërkombëtare, janë 78.90 për qind e anketuesve që janë përgjigjur me “Jo”.
Për këtë çështje janë vetëm 8.50 që kanë dhënë përgjigje pozitive, ndërkaq 12.60 për qind janë përgjigjur me “Nuk e di”, ose kanë refuzuar të japin përgjigjen e tyre.