image Sogojeva reagon për ashpërsimin e masave anti-COVID: Po dalin vendime të njëanshme - Sinjali

Sogojeva reagon për ashpërsimin e masave anti-COVID: Po dalin vendime të njëanshme

news image

Rritja rekorde e rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ashpërsojë masat anti-COVID. Këto masa kanë hyrë në fuqi nga dita e djeshme dhe do të jenë të vlefshme deri më 4 shkurt.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka deklaruar se masat janë marrë pa u konsultuar me ta.

“Çdo masë e cila merret është dashur së pari të konsultohen me neve si Odë, sepse ne përfaqësojmë një numër të madh të subjekteve hoteliere dhe turistike. Po ashtu edhe me akterë të tjerë kish me qenë e favorshme edhe për aspektin ekonomik, por edhe atë që të mos ketë influencë negative në këtë drejtim”, tha ai.

Sogojeva ka theksuar se vendimet nga Qeveria e Kosovës për masat anti-COVID janë të njëanshme dhe nuk janë të mira për bizneset, raporton EO.

“Çdo vendim i cili merret pa u konsultuar me neve nuk është vendim i mirë. E dimë që shëndeti është mbi të gjitha por edhe shëndeti ekonomik luan rol shumë të rëndësishëm”, shtoi ai.

Sogojeva deklaroi se disa prej masave që janë marrë do të duhej të krahasoheshin me rajonin, sipas tij edhe në rajon ka raste të infektimeve por që shtetet tjera nuk kanë marr masa./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin