image S’ndalet Amerika, i jep edhe 800 milionë dollarë Ukrainës - Sinjali

S’ndalet Amerika, i jep edhe 800 milionë dollarë Ukrainës

news image

800 milionë dollarë janë ndarë shtesë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për luftën në Ukrainë.

Këtë e bëri të ditur vet presidenti i Amerikës, Joe Biden i cili njoftoi se SHBA-të kanë ndarë 800 milionë dollarë shtesë për Ukrainën.

Përmes një postimi në Facebook, Biden ka treguar se këto para do ta ndihmojnë Ukrainën që të rrisë aftësinë e saj për luftë.

“Sot, unë po shpall 800 milionë dollarë të tjera për të rritur më tej aftësinë e Ukrainës për të luftuar në Lindje”, ka thënë presidenti i SHBA-ve.

Me tej ai ka shtuar se në këtë paketë do të përfshihen armë të rënda artilerie dhe 144,000 fishekë.

“Kjo paketë do të përfshijë armë të rënda artilerie, dhe 144,000 fishekë për t’u shoqëruar me to. Ai gjithashtu përfshin më shumë dronë taktikë”, ka përfunduar Biden.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: