Pronari i një marketi është përballur sot me përfaqësuesit e pijes Coca-Cola, pasi këta të fundit ia larguan frigoriferët e kësaj pije këtij biznesi.
Krejt kjo sipas pronarit të marketit ndodhi pasi në ta ishte Coca-Cola e prodhuar në disa vende, kryesisht në Shqipëri, por assesi me prodhim në Serbi, raporton Gazeta Sinjali.
I njëjti në reagimin e tij në Facebook ka bërë të ditur se përfaqësuesit e Coca-Colas i thanë që nëse do ta mbajë në shfrytëzim frigoriferin e tyre ta mbajë me prodhimet e Coca-Colas serbe.
“Jo falemderit, prodhime t’shka*vit nuk mbaj”, thotë se iu përgjigj.