image Smajl Latifi niset për në Hagë ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Kosovë

Drejtësi/ Smajl Latifi niset për në Hagë ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale

news image

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot është nisur për në Hagë për tu intervistuar nga Dhomat e Specializuara.

Kjo është bërë e ditur nga miqtë e tij përmes një postimi në Facebook.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar, por siç ka thënë Latifi, në ftesën që ka marr, atij i është kërkuar të sjellë dëshmi para Prokurorisë së Specializuar, për Kosovën.

Ndryshe, më parë Latifi kishte thënë se nuk do të japë dorëheqje nga posti i të parit të komunës, ashtu siç bëri kryetari i partisë së tij, Ramush Haradinaj, pasi është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ai është dashur që të paraqitet në Hagë më 30 tetor, por një zyrtar nga komuna ka thënë se intervistimi i tij është shtyrë disa herë./ Gazeta Sinjali/