image Sky Sports: Zbulon formacionin startues të Anglisë në finale, një ndryshim

Futboll

Sky Sports: Zbulon formacionin startues të Anglisë në finale, një ndryshim

news image

Një nga mediumet më të fuqishme në botë “Sky Sports” ka zbuluar formacionin e Anglisë me të cilin do përballet në finale të Evropianit, shkruan Sinjali Sport.

Tre luanët sfidohen nga Italia në finale të Kampionatit Evropian të këtij viti.

Përzgjedhësi Gareth Southgate duket se ka ndërruar mendje për formacion, pasi do bëjë një ndryshim, transmeton “Sky Sports”.

Southgate do startojë me Kieran Trippier në vend të Bukayo Sakas dhe nga 4-3-3, do nis takimin me 3-4-3.

Formacioni startues pritet të jetë ky:

Pickford, Shaw, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Rice, Phillips, Mount, Kane, Sterling.

/Gazeta Sinjali Sporti/