image Skuadrat angleze interesohen për yllin e Villarrealit

Futboll

Skuadrat angleze interesohen për yllin e Villarrealit

news image

Arnaut Danjuma po kalon në një formë shumë të mirë, që nga kalimi i tij gjatë verës nga Bournemouth, te ekipi i Villarrealit.

Kontrata e Danjuma me Villarreal është caktuar të skadojë më 30 qershor 2026, por që koha e tij te ekipi spanjoll mund edhe të mos zgjas pasi shumë ekipe të mëdha janë pas tij, duke përfshirë edhe Liverpool.

Nigeriani që përfaqëson Holandën ka një klauzolë lirimi deri në 75 milionë euro, por që ende nuk dihet nëse do vazhdojë me Villarreal apo do shqyrtojë kërkesat që kanë ekipet e tjera për të.

Sulmuesi anësor 25 vjeçar në gjithsej ka regjistruar 15 paraqitje në La Liga, ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 2 asistime.

Paraqitje të mirë ka pasur edhe në Ligën e Kampionëve ku në 6 paraqitje ka shënuar 4 gola. /GazetaSinjaliSporti/