image Tifozi anglez në Prishtinë: Kosova është vendi më i mirë në botë

Futboll

Sport/ Tifozi anglez në Prishtinë: Kosova është vendi më i mirë në botë

news image

Tifozët anglezë kanë ardhur në Prishtinë për të ndjekur ndeshjen në mes të Kosovës dhe Anglisë, që do të zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri”.

Ajo që po iu lë përshtypje anglezëve, janë çmimet e arsyeshme nëpër lokalet e Prishtinës.

Josh Pownall, tifoz anglez, ka thënë se Kosova është vendi më i mirë në planet.

“Kam përfunduar tri vakte dhe 20 birra për 30 euro. Kosova është vendi më i mirë në planet”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndeshja Kosovë – Angli do të zhvillohet të dielën (nesër) me fillim të orës 18:00. /Gazeta Sinjali/