image Edhe tifozët anglezë të mllefosur për bileta: Çka është kjo uebfaqe hajgare?

Futboll/ Edhe tifozët anglezë të mllefosur për bileta: Çka është kjo uebfaqe hajgare?

news image

Brenda pak sekondave janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e së dielës ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Në fakt është mjaft e çuditshme nëse biletat janë shitur brenda sekondave apo kishin qenë të shitura më parë.

Përveç tifozëve kosovarë, të frustruar me uebfaqen e ‘tiks app’ janë edhe anglezët, që kanë hasur në probleme të njëjta.

“A arriti ndokush të sigurojë bileta? Uebfaqja është totalisht hajgare”, ka shkruar një tifoz në ‘Twitter’.

“Aty po shkruhet që nuk ka asnjë në secilën tribunë”, ia ktheu një tifoz tjetër, derisa ai reagoi se “do ta blente një në tregun e zi të dielën”.

Ndeshja Kosovë – Angli do të zhvillohet këtë të diel, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Gazeta Sinjali/