image Skuadra spanjolle i bashkohet Arsenalit dhe Tottenhami në garën për lojtarin e Juventusit

Futboll

Skuadra spanjolle i bashkohet Arsenalit dhe Tottenhami në garën për lojtarin e Juventusit

news image

Sevilla i është bashkuar garës për mesfushorin e Juventusit, Dejan Kulusevski.

Arsenal dhe Tottenham kanë qenë të lidhur me 21-vjeçarin, agjenti i të cilit është duke provuar ta bëjë me skuadër të re në janar.

Dy klubet e mëdha londineze janë gati të paguajnë 35 milionë euro për shërbimet e Kulusevskit, mirëpo deri me tani nuk ka pasur asnjë negociatë.

Ndërkohë, kësaj gare i është bashkuar edhe Sevilla që e dëshiron në formë huzimi, mirëpo Juventus assesi nuk e konsideron këtë gjë, duke kërkuar vetëm shitjen.

Ndërkohë, raportohet se suedezi preferon të provojë vetën në Premierligë, pasi që nuk ka pasur minutazhën e duhur në Seria A. /Gazeta Sinjali Sporti/