image Skuadra më e re në Superligën e Kosovës prezanton trajnerin e ri nga Shqipëria

Futboll

Skuadra më e re në Superligën e Kosovës prezanton trajnerin e ri nga Shqipëria

news image

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ulpiana ka prezantuar trajnerin e ri.

Ish futbollisti shqiptar, Edlir Tetova, njëherësh edhe asistent tek Tirana, sapo ka marrë pozitën e trajnerit tek skuadra e promovuar në Superligë, Ulpiana.

Kjo është aventura e tij e parë në Kosovë, ku në Shqipëri ishte në cilësinë e asistentit tek Skendërbeu, Kukesi dhe së fundmi tek Tirana.

“Keni një skuadër të mirë me talent të shumtë, ne do të përpiqemi t’i bëjmë tifozët krenarë. Është një kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm të jem këtu”, tha Tetova.

Ulpiana do të luajë në Superligën e Kosovës pasi kishte siguruar promovimin nga Liga e Parë bashkë me Malishevën. /Gazeta Sinjali Sporti/