image Skuadra e Fenerbahces ia cakton çmimin Vedat Muriqit

Futboll

Sport/ Skuadra e Fenerbahces ia cakton çmimin Vedat Muriqit

news image

Skuadra e Fenerbahces raportohet se është e gatshme ta hap derën për shitjen e futbollistit të njohur kosovar, Vedat Muriq.

Mediat raportojnë se Fenerbahce do ta shesë Muriqin nëse skuadra e Leicester Cityt ofron 40 milionë euro, transmeton Gazeta Sinjali.

Skuadra angleze e ka ndjekur nga afër paraqitjen e Muriqit në derbin mes Fenerbahces dhe Besiktas.

Interesimi i Leicester City për Vedat Muriqin vazhdon të bëhet edhe më serioz.

Kujtojmë se Vedat Muriqi është transferuar te Fenerbahce për 3.5 milionë euro. Ai në 15 ndeshje ka shënuar 10 gola në Turqi./Gazeta Sinjali/