image Skuadra e Arsenalit lëshoi fitoren nga duart

Futboll

Sport/ Skuadra e Arsenalit lëshoi fitoren nga duart

news image

Skuadra e Arsenalit ka dështuar për të tretën herë radhazi të marrë pikë të plota.

‘Topçinjtë’ kanë barazuar 2-2 në ndeshjen me Watford, ani pse ishin në avantazh prej dy golave.

Pjesa e parë i takoi tërësisht skuadrës së Arsenalit, me Pierre-Emerick Aubameyang (21’ 32’), që shënoi dy herë.

Por, këto ishin momentet e vetme të mysafirëve, pasi në 45 minutëshin e dytë vendasit morën lojën në duar, e sidomos me ndihmën e mbrojtjes së Arsenalit, që vazhdojnë me paraqitjet e tyre të dobëta.

Fillimisht, pas një gabimi nga Sokratis, Tom Cleverley në minutën e 53-të ngushtoi rezultatin për 1-2, para se Roberto Pereyra të barazonte rezultatin nga penalltia.

Deri në fund, Watford pati rastet më të mira për shënim, por mungoi konkretizimi.

Pas pesë ndeshjeve, Arsenali tubon tetë pikë, kurse Watford vetëm dy./Gazeta Sinjali/