image Skerdi paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me reperin e njohur

Showbiz/ Skerdi paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me reperin e njohur

news image

Reperi i njohur shqiptar, Skerdi Ago, e ka filluar vitin me plot projekte muzikore përfshirë edhe bashkëpunimet me emra të njohur të skenës muzikore në vend.

Këtë herë, ai ka vendosur të sjellë një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel.

Lajmin e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.

“Skerdi dhe Elinel – Vaj, së shpejti”, ka qenë përshkrimi sipër imazhit, në të cilin po ashtu tregon se ka punuar me producentin nga Ferizaj, Bini Nebihu.

Kënga e fundit e publikuar nga reperi Skerdi Ago mban titullin “Tradhtare 2”./GazetaSinjali/