image Elinel dhe Genc Prelvukaj publikuan këngën e re "Bijt' e shqipes"

Showbiz/ Elinel dhe Genc Prelvukaj publikuan këngën e re “Bijt’ e shqipes”

news image

Dy reperët e njohur të estradës shqiptare, Elinel dhe Genc Prelvukaj, kanë prezantuar para publikut projektin e tyre të ri muzikor.

“Bijt’ e Shqipes” mban titullin kënga e dyshes, gjersa vjen e shoqëruar me një video atraktive, por pa videoklip.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse për videon është përkujdesur Venhar Mehmeti.

Për muzikën është kujdesur producenti Donat Prelvukaj, i njohur me emrin artistik si Cricket, i cili qëndron prapa shumë këngëve të reperit Granit Bajraktari (Elinel).

Kënga veç tjerash flet për traditat e shqiptarëve dhe është lansuar në kohën kur edhe janë dëshmuar vlerat e kombit tonë.