image Skënderaj: Deponohen funta të falsifikuar në bankën BKT

Kosovë

Skënderaj: Deponohen funta të falsifikuar në bankën BKT

news image

Bankat e Kosovës vazhdojnë të jenë viktimë e mashtrimit me para të falsifikuara. Dje rreth orës 08:00 në mëngjes, në filialin e bankës ‘BKT’ në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj, një punëtorë ka hasur në para të falsifikuara.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka thënë se ajo është ankuar në polici se një person e ka deponuar kartëmonedhën në vlerë prej 10 funta angleze, e cila ka kaluar nëpër aparatin e kësaj banke, por nuk është vërejtur.

Më vonë punëtorët e kësaj banke e kanë kuptuar se kartëmonedha e deponuar është e falsifikuar./Gazeta Sinjali/