image Skenderaj mobilizohet pas paralajmërimit për vërshime, Nura: Po bëjmë gjithçka për parandalim

Kosovë

Skenderaj mobilizohet pas paralajmërimit për vërshime, Nura: Po bëjmë gjithçka për parandalim

news image

Tash e disa ditë vendi është duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat në disa vende shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale. Përveç reshjeve të dendura të shiut, nuk kanë munguar as reshjet e breshrit, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe komuna e Skenderajt u përballë me këto vërshime, për të cilat kryetari i komunës, Fadil Nura tha se së bashku me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë, po bëhet gjithçka që është në dorë që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nura gjithashtu tregoi se akset rrugore dhe vendbanimet tjera që paraqesin rrezik nga përmbytjet janë duke u monitoruar.

https://www.facebook.com/fadilnuraks/posts/pfbid02zQSJ1aBDPpEvGx2kLkXzgzPeyFoTuMPA4tkHJLWcqBAi3gTFKZSKjPPoACwfpC2Hl?cft[0]=AZXMOPddlNMAFIK3ho5WT9v6GXhEzk8IjjKeXPZ5nN8qQd6AnVzdz89dQwWzLkjCAX5fYPQaShfgA2fwvIIN3MsxPos_C2RlKVaotZhzZ4cBLSQ1xeHFrjgx1yAeBi2mPiuiEZGHqyR72LhxFsLvR1JI&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/