image Moti gjatë ditës së sotme me diell dhe vranësira të pakta

Kosovë

Moti gjatë ditës së sotme me diell dhe vranësira të pakta

news image

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në vend. Sipas parashikimeve meteorologjike, kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, ndërsa probabiliteti për reshje mbetet i ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/