image Skenari i GNK-së: SHBA dhe BE mund ta lënë marrëveshjen Kosovë-Serbi për kohë më të mira

Politikë

Skenari i GNK-së: SHBA dhe BE mund ta lënë marrëveshjen Kosovë-Serbi për kohë më të mira

news image

Organizata joqeveritare Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka shkruar mbi tensionet në veri të Kosovës dhe zgjidhjet që mund të ndalin ato.

GNK thotë se SHBA-ja dhe BE-ja kanë të drejtë që i kërkojnë Qeverisë Kurti që të tërheqë policinë e saj nga ndërtesat komunale dhe që kryetarët e sapozgjedhur të veprojnë vetëm si administratorë kujdestarë që punojnë nga vende alternative, për shembull zyra në fshatrat me shumicë shqiptare. Kjo organizatë thotë se NATO gjithashtu ka të drejtë të vendosë rezervën e saj operacionale.

“Nëse kjo mund të arrihet dhe situata të qetësohet, Kosova duhet të organizojë zgjedhje të reja në këto katër komuna, siç ka thënë Kurti se është i gatshëm të bëjë, për të vendosur autoritetet lokale përfaqësuese”.

Por, GNK tregon edhe një version se si mund të rrjedhë situata.

“Megjithatë, serbët ndoshta do të bojkotojnë zgjedhjet pa koncensione të mëtejshme nga Prishtina, të cilat duhet të negociohen. Kjo kërkon ringjalljen e dialogut të udhëhequr nga BE. Kërkesa kryesore, e nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe për të ringjallur bisedimet, është një gjest i besueshëm nga qeveria Kurti kur bëhet fjalë për autonominë serbe, si për shembull një përkushtim që Kosova është e gatshme të ndryshojë legjislacionin dhe kushtetutën e saj, nëse është e nevojshme për të krijuar një Bashkësi vetëqeverisëse ose Asociacion të komunave me shumicë serbe. Duke e pasë këtë, serbët e veriut mund të bëjnë pjesën e tyre duke u rikthyer në institucionet e Kosovës që i lanë në nëntor të vitit 2022 dhe Beogradi duke zbatuar premtimet e tij për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, edhe nëse kjo vazhdon të mos ketë njohje”.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se nëse kryeministri Kurti vazhdon t’u rezistojë kërkesave të ndërkombëtarëve atëherë situata mund të përshkallëzohet dhe që BE e SHBA duhet t’i rishqyrtojnë pozitat e tyre.

“Por Kurti, një lider i fortë që ndjen se ka njerëzit pas tij, mund të mos jetë i gatshëm t’i ndërmarrë ato hapa, pavarësisht nga pasojat për marrëdhëniet e vendit të tij me mbështetësit e tij afatgjatë. Edhe pse popullariteti i tij i jep atij mundësinë për të marrë rreziqe që të tjerët nuk munden, deri më tani ai nuk tregon prirje për ta bërë këtë. Nëse ai vazhdon t’i rezistojë këtyre masave – dhe duhet ta tregojnë muajt e ardhshëm – atëherë Serbia dhe Kosova mund të gjenden në një dinamikë të rrezikshme përshkallëzuese. Kjo, nga ana tjetër, do të kërkonte që SHBA-ja dhe BE-ja të rimendonin prioritetet e tyre për dy fqinjët – duke u fokusuar në menaxhimin e krizave, me kërkimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi dhe për ta shtyrë deri në kohë më të mira. Detyrat e menjëhershme atëherë do të ishin mbrojtja e pakicave – serbët e Kosovës dhe fshatarët shqiptarë në zonat me shumicë serbe – dhe shtytja e Kosovës dhe Serbisë drejt projekteve të tjera, si reformat e brendshme”.

/GazetaSinjali/