image Skandaloze, trajneri shqiptar i godet me shuplakë futbollistët e tij

Futboll

Skandaloze, trajneri shqiptar i godet me shuplakë futbollistët e tij

news image

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet një nga ish-trajnerët dhe ish-pjestarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili qëllon me radhë futbollistët e tij pas një ndeshje.

Pasi që ishin mundur, ish-trajneri i acaruar me lojtarët e tij teksa i tregon se kush kishte fajet gjatë ndeshjes, fillon edhe të godasë lojtarët e vegjël që qëndrojnë të ulur para tij. Në një moment, një nga lojtarët edhe ngrihet për të mos duruar më.

Kujtojmë se video është e disa kohëve më parë, ndërsa Ndue Tarazhi nuk është më pjesë e stafit teknik të Laçit U-17.

https://www.facebook.com/procesisportiv/videos/3817938178232431/?v=3817938178232431