Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur para pak çastesh në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në ndeshjen e cila është duke u luajtur mes Vushtrrisë dhe Malishevës për finalen përcaktuese se kush do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm, kemi parë skena aspak të mira nga tifozët.
Teksa rezultati ishte 2-0 në të mirë të Malishevës, ata në shenjë proteste për penalltinë e dhënë nga gjyqtari kryesor Gramoz Shala në minutën e 77-të, kanë tërhequr rrjetën e portës, që ishte në pjesën e tribunës jugore.
Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritej teksa është shtuar forca e Policisë të cilët kanë nisur t’i largojnë tifozët nga stadiumi.