image Federata e Basketbollit të Kosovës nuk i ka paguar gjyqtarët dy muaj

Skandaloze

Federata e Basketbollit të Kosovës nuk i ka paguar gjyqtarët dy muaj

news image

Gjyqatarët e Basketbollit të Kosovës përkundër që përballen me ofendime të shumta, ata e kanë hall se a do të marrin paga.

Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve të saja që gjyqarët kosovarë nuk kanë marrë pagën e muajit nëntor të vitit të kaluar dhe shkurt të këtij viti.

FBK u ka premtuar gjyqtarëve se së shpejti do ta zgjedh këtë situatë dhe do t’i kryej obligimet ndaj tyre.

Në fillim të këtij viti, gjyqtarët kishin kërcënuar me bojkotim nëse FBK-ja nuk i kishte kryer obligimet./Gazeta Sinjali/