image Skandalizon gazetari shqiptar: Edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë

Sociale

Skandalizon gazetari shqiptar: Edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë

news image

Gazetari nga Shqipëria, Albi Xhunga sot vuri në mëdyshje gjakun e të rënëve për liri, për të cilin tha se nuk ishte çlirimi, madje duke shtuar se “edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do të ishte territor i Serbisë”.

Sipas tij pavarësia e Kosovës nuk është falë trimërisë heroike të UÇK-së, por falë idiotësisë serbe.

“Unë bëjë pjesë te ata që mendojnë se ne e kemi pavarësinë e Kosovës jo falë trimërisë heroike të UÇK-së, por falë idiotësisë serbe. Sikur Millosheviqi të mos kishte ushtruar gjenocid në Kosovë, Kosova edhe për një mijë vjetët e ardhshme do të ishte një territor serb. Edhe sikur të kishte një mijë Adem Jasharë e një mijë Hashim Thaçë. Ish-Jugosllavia përbëhej nga republika të cilat ishin të barabarta të gjitha. Luftën në ish-Jugosllavi nuk e shkaktoi ndarja e ish-republikave. Domethënë u shkëput Sllovenia, pothuajse pa luftë, u shkëput Kroacia dhe atëherë serbët thanë meqë ju po shkëputeni dhe keni të drejtë të shkëputeni atëherë dhe ata serbët që gjenden në Kroaci kanë të drejtë të shkëputen”, u shpreh Xhunga në Euronews.

/GazetaSinjali/