image Skandali në Vjenë: Kjo është mënyra sesi terroristi doli nga paraburgimi para kohe - Sinjali

Skandali në Vjenë: Kjo është mënyra sesi terroristi doli nga paraburgimi para kohe

news image

Gazeta e njohur austriake “Heute” ka publikuar një dokument në të cilin shihet vendimi i një gjykatësi në Vjenë me të cilin kishte vendosur të lironte Kujtim Fejzulahin para kohe nga burgu, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë vendim të autoriteteve austriake, gazeta po e cilëson si skandal pasi sipas tyre “Kur ai mori municionin për sulmin terrorist në Vjenë, ai duhej të ishte në paraburgim. Por një gjykatës në Austri e liroi atë para kohe.”

Sipas Heute, Kujtim Fejzulahu më 1 shtator 2018 udhëtoi për në Turqi. Nga atje ai donte të shkonte në Siri në mënyrë që të bashkohej me xhihadin – ai dështoi dhe u kthye në Vjenë. Nga fillimi i vitit 2018 deri më 15 shtator 2018, ai lavdëroi ISIS-in tek një mik dhe e inkurajoi atë që të bashkohej me luftimet. Ai ndau një video propagandistike 4:14 minuta në Telegram. Nëna e tij e raportoi atë në polici pasi ai u bë kaq radikal në një xhami.

“Dënimi i tij me 22 muaj burgim të pakushtëzuar u bë i formës së prerë në 12 korrik 2019,  kurse gjykatësi austriak kishte vendosur që të lironte para kohe me kusht, pasi që kishin konsideruar që ai ishte deradikalizuar”, shkruan Heute, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, Kujtim Fejzulahi nga Tetova thuhet se është radikalizuar pasi ka frekuentuar rregullisht një Xhami të Vjenës.

Kështu është shprehur edhe avokati i tij, Nikolaus Rast i cili thotë se “Mendova se klienti im ishte pastruar, por ai me sa duket i ka mashtruar të gjithë. Unë e dënoj veprimin e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”.


Me 5 Dhjetor sulmuesi i mëvonshëm u lirua me kusht nga paraburgimi.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin