image Skandali i mafias turke që përfshinë edhe presidentin Erdogan

Evropë

Skandali i mafias turke që përfshinë edhe presidentin Erdogan

news image

Turqia ka lëshuar një urdhër-arrest të ri për mafiozin turk Sedat Peker, i cili bëhej gati të publikonte videon e tetë nga seria e videove të publikuara më parë përmes të cilave akuzonte presidentin turk për lidhje me mafian, shkruan Gazeta Sinjali.

Mafiozi turk, në videot e tij, të cilat shkaktuan një valë reagimesh në rrjete sociale, akuzon rëndë politikanët e partisë në pushtet për përfshirje në vepra penale si vrasje, përdhunime, kontrabandë droge, abuzim të pushtetit dhe shumë vepra tjera kriminale.

Peker, në video-mesazhet e tij thotë se ishte vet ministri i brendshëm, Suleyman Soylu, ai i cili e kishte paralajmëruar se kishin nisur hetimet ndaj tij, dhe se prandaj Peker kishte mundur të ikë nga Turqia, shkruan The Guardian.

Deklaratat dhe videot e mafiozit Peker kanë dëmtuar imazhin e presidentit. Erdogan për një kohë të gjatë nuk ishte deklaruar rreth deklaratave të Peker, ndërsa u deklarua vetëm pas një presioni të madh publik.

Vëzhguesit thonë se publikimi i këtyre videove ka ulur edhe më shumë imazhin e presidentit turk dhe partisë së tij.

Peker, 49-vjeçar, nisi të bëj video pasi policia bastisi shtëpinë e tij në Turqi në muajin prill dhe “keqtrajtoi” familjen e tij. /Gazeta Sinjali/