image Skandal në Serie A, ish-zyrtari i Federatës italiane: U fshehën bisedat e referëve në ndeshjen Inter-Juventus

Futboll

Futboll/ Skandal në Serie A, ish-zyrtari i Federatës italiane: U fshehën bisedat e referëve në ndeshjen Inter-Juventus

news image

Ish-kryetari i Prokurorisë Federale të FIGC në Itali, Giuseppe Pecoraro ka vënë në dyshim se ka korrupsion në Serie A.

Pecoraro ka deklaruar se sezoni I vitit 2018, kur Juventus dhe Napoli ishin në garë për titull, mund të jetë i dyshimtë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndeshja e fituar që mund të thuhet se vendosi atë titull ishte triumfi në shifrat 3-2 të bardhezinjëve ndaj Interit, ku ka pasur edhe kontestime për padrejtësi në mbarëvajtjen e ndeshjes nga ana e Orsatos. Pjanic nuk do të ndëshkohej me karton të kuq, shumë më ndryshe për rastin identik të Vecinos.

Pjanic doesn't get a second yellow card for this... (Inter ...

Në një intervistë për “Il Mattino”, Pecoraro është shprehur: “Nuk mendoj se do të kishim gjetur prova, por unë për qëllim të informacionit kam kërkuar bisedën audio mes VAR dhe gjyqtarit të ndeshjes. Ata më dhanë këtë informacion vetëm në fillim të sezonit tjetër. Pastaj kishte edhe një surprizë. E hapëm skedarin dhe episodi i vetëm që nuk kishte asnjë audio të rregjistruar ishte pikërisht ai me rastin e Pjaniç që nuk u dëbua, ku nuk dëgjuam dot asnjë komunikim mes Orsatos dhe dhomës së VAR”./