Një skandal ka ndodhur në një dasmë në Akhaia, Greqi, në Bashkinë Erymanthos. Media greket raportojnë se nusja është kapur në flagrancë me të dashurin e saj në tualetin e lokalit ku po zhvillohej dasma.
Dhëndri është një burrë nga zona, ndërsa nusja nga Patras. Por, ajo që askush nuk e dinte është se nusja kishte një lidhje paralele me Patrinos, i cili punon në fushën e fruta-perimeve.
Në një moment, pas takimit mes tyre nusja dhe i dashuri i saj janë gjetur në tualet nga vjehrra e nuses.
“Rreth orës 3 të mëngjesit e ka thirrur në tualet dhe sigurisht janë larguar veçmas”, tha A.D, dëshmitar okular i ngjarjes. Por vjehrra prej kohësh kishte “dyshuar” se diçka e çuditshme po ndodhte dhe e ndoqi. Priti pak, dhe befas futet në tualet dhe sheh të ftuarin bashkë me nusen.
Të njëjtat burime raportojnë se i dashuri është goditur me grusht nga dhëndri dhe një person tjetër.