Përkundër faktit që situata epidemiologjike në Kosovë po mbetet e rënduar, shumë qytetarë të Kosovës nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një video të dërguar nga Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, në shatërvan të Prizrenit, rreth orës 21:00, shihen qindra qytetarë që kanë dalë për t’u shëtitur në këtë qytet.
Ndonëse, Prizreni gjendet në zonën e gjelbër sa i përket kategorizimit të komunave nga Ministria e Shëndetësisë, prapë rreziku për t’u infektuar me koronavirus në raste të tilla nuk është i vogël.
Po ashtu, me vendimin e fundit nga Qeveria, ndalohet tubimi i qytetarëve në vende publike kur janë më shumë se katër persona së bashku.