image S'ka virus, PDK në Drenas mban tubime me dhjetëra qytetarë pa u respektuar masat

Kosovë

S’ka virus, PDK në Drenas mban tubime me dhjetëra qytetarë pa u respektuar masat

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se nëndegës së PDK-së në Arllat i janë bashkuar edhe 70 anëtarë të rinjë dhe një asamblist nga një subjekt tjetër politik, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, ajo që shihet në fotografitë e publikuara nga Lladrovci është se askush nuk po e bart maskën si dhe nuk respektohet distanca fizike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Sonte, Nëndega e PDK-së në Arllat, është më e madhe për 70 anëtarë (familje), ndërsa grupi parlamentar i PDK-së, më i fortë për një asamblist. Ne nuk do të ndalemi, do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, sepse zotimi ynë para më meritorëve tanë është përkushtimi për mirëqenien e qytetarëve, sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia”, shkroi ndër të tjera Lladrovci.

Po ashtu, ai bëri të ditur se asamblisti i cili iu bashkua Partisë Demokratike në Drenas, Burim Bujupi ishte këshilltarë komunalë nga radhët e partisë Nisma Socialdemokrate.

Këto vlera ishin edhe motivi që nëndegës tonë në Arllat iu bashkuan anëtarët e Nismës së bashku me asamblistin komunal të kësaj partie, z. Burim Bujupi”, shtoi Lladrovci në Facebook.