Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar se mund të ketë prap rritje të çmimit të derivateve.
Lajmin e bënë të ditur edhe nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, të cilët thanë se faktor për këtë janë lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme ka pyetur lexuesit se si e komentojnë paralajmërimin e rritjes së çmimit të karburanteve, e ku ka pasur komente nga më të ndryshmet, ku ka pasur edhe ironi.
Një nga qytetarët ka shkruar kështu “Unë se kam problem se veturën e mbushi me kartel të deputetit”.
Një tjetër duke ironizuar me rritjen e çmimeve të karburanteve ka pyetur “A din najkush ka sa po shkojnë biciklat?” kurse një qytetar tjetër ka krahasuar çmimet e Kosovës me Gjermaninë, duke thënë “Jetë në Kosovë ma e shtrenjt se në Gjermani”.
“Zgjidhje” ka ofruar një qytetar tjetër i cili ka thënë “Tjetër sen s’ka met, veç me shit kerrin”
Kurse, Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori” ka kërkuar që shteti të mos mbyllë sytë dhe veshët e t’i përballët rritjes së çmimeve. Ai kërkon që të ndërhyhet me politika fiskale si dhe të ketë monitorim më të madh të kompanive që merren me tregtimin e derivateve.
“Naftëtarët kanë qenë të përbetuar vite më parë se nuk fitojnë më shumë se 6,7,8 maksimumi 9 centë për litër dhe nëse diferenca është 9 centë, atëherë ja ku po qëndron problemi. Dikush këtu nuk po e thotë të vërtetën dhe kur dikush nuk e thotë të vërtetën qeveria, Agjencioni i Konkurrencës të gjitha këto të vijnë në veprim[…] Xhepi i qytetarit ka falimentuar, 30 e sa përqind që kanë jetuar në varfëri, tani kanë falimentuar dhe ai tani nuk ka xhep, e ka një pus pafund i cili më nuk zë para. Qeveria duhet ta bëje atë për çka e kemi votuar të na dëgjojë dhe mos të jetojë larg nesh ose në distancë prej nesh, por le ta di se ka qenë dhe akoma është pjesë e popullit, pjesë e sovranit, qytetarit dhe familjes konsumatore. Qeveria duhet të na bind që po bashkëjeton me ne e mos të na bind që po debaton me ne nga distanca, kjo qeveri na duhet”, ka thënë ai.