COVID-19

Të infektuar

1038

Të shëruar

791

Të vdekur

30

Koronavirusi/ S’ka më dalje pa arsye në Shqipëri, një familjar mund të dal 1 orë në ditë vetëm për pazar ose për ilaçe me autorizim

news image

Nga sot qytetarëve shqiptarë do t’u duhet të lëvizin me rregulla të reja edhe më kufizuese se ato që ka marrë më parë qeveria shqiptare për ta luftuar koronavirusin.

Tashmë vetëm një familjar do të duhet të dalë nga shtëpia vetëm një orë në ditë Brenda orarit 05:00- 13:00.

Për të dalë duhet një leje dalje për të cilën rikujtojmë se mund të aplikohet në dy mënyra, e para dhe më e shpejta nëpërmjet portalit e- Albania në seksionin ‘’Leje Dalje’’.

Dhe e dyta nëpërmjet telefonit nëpërmjet celularit duke çuar mesazh në numrin 55155. Por ndryshe nga e para që autorizimi vjen direkt për disa minuta, me mënyrën e dytë qytetarët duhet të presin 24 orë për konfirmimin.

Familjari i përzgjedhur për të bërë Pazar, ose për të blerë ilaçe ka kohë vetëm një orë. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se kjo nuk vlen për personat që punojnë dhe kanë autorizim pune. Kurse tek ky rregull i ri nuk bëjnë pjesë të moshuarit dhe pensionistët pasi ata nuk duhet të dalin nga shtëpia.

Prandaj nga sot shqiptarët nuk mund të kryejnë asnjë dalje të paarsyeshme, sport apo të qëndrojnë në parqe, përndryshe do të gjobiten nga Policia


Shpërndaje artikullin