image Situatë serioze në kufirin Kosovë - Serbi, çfarë armatimi ka sjellë aty Serbia sipas SHBA-së

Politikë

Situatë serioze në kufirin Kosovë – Serbi, çfarë armatimi ka sjellë aty Serbia sipas SHBA-së

news image

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby në një konferencë për media ka thënë se Serbia ka grumbulluar numër të madh trupash në afërsi të kufirit me Kosovën. Sipas tij, ky është “një zhvillim shumë destabilizues dhe ne po i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet”.

Kirby ka shtuar se SHBA-të janë duke e monitoruar një dislokim të  madh ushatark serb duke e përmendur edhe llojin e armatimit.

“Përtej këtij incidenti, ne po monitorojmë një dislokim të madh ushtarak serb përgjatë kufirit me Kosovën që përfshin një organizim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe” ka thënë ai

Tutje, ai ka thënë se SHBA-të janë duke punuar me aleatët në NATO për këtë çështje.

“Ky është një zhvillim shumë destabilizues dhe ne po i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet.

Përtej angazhimeve tona diplomatike, Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët tanë të NATO-s për të adresuar këto përpjekje për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, ka theksuar John Kirby.

/GazetaSinjali/