Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 97 pacientë, prej tyre 93 janë të sëmurë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga QKUK përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe në përkujdesje intensive, ndërsa në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike.
Ndërsa sot, lirohet një pacientë i shëruar nga koronavirusi si dhe një tjetër i cili vazhdon të jetë i prekur me këtë virus, por që është në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi./Gazeta Sinjali/