Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 24 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, kurse janë shënuar edhe 890 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurse që nga fillimi i pandemisë e deri më sot 2 mijë e 629 persona kanë humbur betejën me COVID-19, kurse 123 mijë e 852 janë shëruar.
Ndërkaq që nga fillimi i pandemisë e deri më sot 152 mijë e 169 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Raste aktive janë 25 mijë e 688. Kurse deri më tani në vend janë administruar 922 mijë e 623 vaksina. /Gazeta Sinjali/