Përveç pandemisë që i shkaktoi dëme në mënyra të ndryshme gastronomisë, tash kjo e fundit po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.
Kriza energjetike ka prekur të gjitha zonat e Kosovës, por fushat të cilat po pësojnë më së shumti nga kjo krizë janë dyqanet dhe lokalet e ndryshme që zhvillojnë biznesit e tyre.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar disa pamje në adresë të redaksisë, ku shihet se gjendja në lagjen “Bajram Curri” në Prizren është pothuajse e gjitha në terr, shkak kjo nga ndërprerja e energjisë elektrike.
Sinjalizuesi është ankuar se kjo lagje nuk ka rrymë më shumë se 16 orë, madje sipas tij, KEDS nuk është lajmëruar në telefonatat e banorëve.
Nga pamjet shihet se si qytetarët po mundohen të mbijetojnë edhe pse nuk kanë furnizim të energjisë elektrike.
“Shumë biznese i mbyllen lokalet, shkak reduktimeve të gjata të rrymës mbi 16 orë”, kështu deklaroi sinjalizuesi.
Nga pamjet shihet se disa biznese po mundohet të mbijetojnë me mjete ndihmëse që e furnizojnë lokalin me rrymë.