Zëvendësndihmës sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me situatën në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Sipas njoftimit të ambasadës, konferenca do të mbahet në orën 15:00.
Ndryshe, Escobar, të mërkurën u takua në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. /Gazeta Sinjali/