image Escobar për dorëheqjen e Vulinit: Ai ka qenë një figur e jashtëzakonisht destabilizuese në rajon

Rajon

Escobar për dorëheqjen e Vulinit: Ai ka qenë një figur e jashtëzakonisht destabilizuese në rajon

news image

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar janë një detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në detyrimin që ato kanë për t’i zbatuar ato.

Ai komentoi edhe dorëheqjen e Shefit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin.

I pyetur lidhur me dorëheqjen sot të shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksandar Vulin, Escobar tha për Zërin e Amerikës se ai ka qenë një figure jashtëzakonisht destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë, gjë mbi të cilën u bazuan edhe sanksionet amerikane.

Lidhur me komentet e Aleksandar Vulinit se ai dha dorëheqjen pasi Uashingtoni dhe Brukseli po e kërkonin një gjë të tillë si parakusht për të mos i vendosur sanksione Serbisë, zoti Escobar tha se “ne (SHBA) nuk marrim vendimeve në emër të qeverisë serbe”.

/GazetaSinjali/