image Përpjekjet për dialog pas sulmit në Banjskë, zbulohet agjenda e Kurtit me pesëshen diplomatike

Politikë

Përpjekjet për dialog pas sulmit në Banjskë, zbulohet agjenda e Kurtit me pesëshen diplomatike

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-ve, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 10:00.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrisë, thuhet se mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-ve, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë”, thuhet në njoftim e ZKM-së.

/GazetaSinjali/