Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska nuk do të ndalojë operacionet e saj ushtarake para raundit të ardhshëm të bisedimeve të paqes me Ukrainën.
Por, në një intervistë për kanalin e lajmeve “Rossiya-24”, ai tha se nuk shihte ndonjë arsye pse bisedimet të mos shkonin përpara, raporton BBC.
“Presidenti, Vladimir Putin ka theksuar në më shumë se një rast se ne preferojmë bisedimet”, thotë ai.
Duke mbrojtur sulmin e Rusisë, Lavrov tha se ai ka implikime më të gjera përtej vetë Ukrainës.
“Operacioni ynë special ushtarak është krijuar për t’i dhënë fund zgjerimit të pamatur të synimit të ShBA-së për dominim të plotë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh tutje ai.