image Komandanti i FSK-së bisedon me gjeneralmajorin amerikan për sigurinë në Kosovë

Siguri

Komandanti i FSK-së bisedon me gjeneralmajorin amerikan për sigurinë në Kosovë

news image

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari pati një diskutim të rëndësishëm me drejtorin e Politikave, Planeve, Strategjive dhe Kapaciteteve në Komandën Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM), gjeneralmajor Charles Miller.

Gjatë diskutimit, të dy gjeneralët u pajtuan që FSK-ja dhe Forcat amerikane të koordinohen rreth sigurisë rajonale dhe globale, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, si forcë moderne në të mirë të sigurisë së vendit dhe rajonit.

Në funksion të kësaj, bashkëpunimi me EUCOM dhe Ushtrinë Amerikane në Evropë do të jetë shtylla e marrëdhënieve bilaterale ushtarake mes dy vendeve tona, thuhet në njoftimin e FSK-së. /GazetaSinjali/