Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se situata e krijuar nga helmimet në këtë komunë po shkon drejt normalizimit dhe se së shpejti do të përfundojë gjendja emergjente, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.
“Akterët e kyqur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellsit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme.
Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundoj gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit’, ka shkruar ai në Facebook.