image Situata me zjarret vazhdon të mbetet problematike në Shqipëri

Shqipëri

Situata me zjarret vazhdon të mbetet problematike në Shqipëri

news image

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri, ka treguar përmes një njoftimi se gjendja e zjarreve në vend është ende problematike sidomos në veri pavarësisht punës së forcave operacionale të cilët gjinden në terren, shkruan Gazeta Sinjali.

Në ndihmë i kanë dalë edhe USAID, po ashtu me mbështetje ajrore i kanë ndihmuar forcat çeke dhe ato holandeze.

Ministria ka shtuar se pavarësisht situatave erërat po i ndihmojnë zjarret që të përhapen.

 “Era ka ndikuar në përhapjen e flakëve në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Kurse në disa zona zjarret kanë dalë jashtë kontrolle”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos.

Momentalisht sipas ministrisë nuk ka rrezik për zonat e banuara. /GazetaSinjali/