image Situata me zjarret, Kurti viziton Suharekën

Kosovë

Situata me zjarret, Kurti viziton Suharekën

news image

Ka disa ditë që në disa lokacione të Suharekës ka shpërthyer zjarri. Pasi që kjo komunë është më e goditura nga zjarret, sot me mëngjes kryeministri, Albin Kurti ka shkuar për vizitë.

Kurti pasi ka mbajtur një takim me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, ka shkuar në fshatin Studençan për të parë nga afër gjendjen.

Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ftuar qytetarët të kenë kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit.

“Është fjala për paraqitjen e zjarreve, që po shfaqen gjithandej në Kosovë, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe tjera rurale e urbane”, thuhet në njoftim.

Ministria e Bujqësisë ka ftuar të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, shërbimin e zjarrfikësve dhe policinë për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe mobilizim në shuarjen e tyre./GazetaSinjali/