image Situata me zjarret/ Kryetari i Pejës bën thirrje që mos të vizitohet Shtupeqi i Madh, nga Qafa e Brodiqit

Siguri

Situata me zjarret/ Kryetari i Pejës bën thirrje që mos të vizitohet Shtupeqi i Madh, nga Qafa e Brodiqit

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka apeluar te qytetarët që të mos e vizitojnë fshatin Shtupeq i Madh, nga Qafa e Brodiqit, derisa gjendja me vatrat e zjarrit të vihet nën kontroll.

Qyteti i Pejës është rajoni më i prekur nga vatrat e zjarrit, ndërkohë që vatra të zjarrit janë hapur edhe në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.

Muhaxheri ka njoftuar se gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrfikësve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it.

“Situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës, për shkak të temperaturave të larta, po vazhdon. Gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrfikësve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it.”

“Zjarri ende nuk është shuar tërësisht, prandaj lusim qytetarët mos ta frekuentojnë këtë zonë të Bjeshkëve të Rugovës (Shtupeq i Madh, nga Qafa e Brodiqit), përveç zyrtarët e institucioneve kompetente”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook./Gazeta Sinjali/